Jude Bellingham

Zbulohet data e re e kthimit të Jude Bellingham

Jude Bellingham pritet të shërohet nga dëmtimi i kyçit të këmbës përpara se Real Madrid të luajë ndeshjen e tyre jashtë fushe kundër Valencias më 2 mars, sipas Marca.

Bellingham mori lëndimin gjatë fitores së madhe të Real Madridit kundër Girona dy javë më parë me rezultat 4-0.

Anglezi fillimisht pritej të mungonte deri në ndeshjen e dytë të raundit të 1/16 të Ligës së Kampionëve, kur Real Madridi luan kundër RB Leipzig më 6 mars.

Bellingham megjithatë është rikuperuar më shpejt se sa pritej dhe tani mund të luajë disa minuta kundër Valencias.

Rikthimi i Jude do të thotë shumë për Real Madridin, duke pasur parasysh se ai është golashënuesi më i mirë me 20 gola në 29 ndeshje.