Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, u përmend dje befasisht nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq në konferëncën e jashtëzakonshme për media pas vendosjes së taksës 100 për qind për mallrat serbe nga Qeveria e Kosovës.
Vuçiq tha se po të ishte ende kryetar i Odës Ekonomike Gërxhaliu, nuk do të vendosej kjo taksë.
E Gërxhaliu tha sot se emri i tij u përmend nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për shkak se ai ishte pro partneritetit rajonal.
“Turp që e kanë larguar Safet Gërxhaliun nga Oda Ekonomike e Kosovës, ai e dinte se çfarë është tregtia dhe çfarë është ekonomia”, ka thënë Vuçiq.
Se Gërxhaliu ishte i dashur për Serbinë e tregon edhe një fakt interesant, shkruan Ballkani.info.
Në janar të vitit 2016 Oda Ekonomike e Serbisë e kishte propozuar Gërxhaliun, për personalitet të vitit.

Sipas kësaj Ode, Gerxhaliu ka punuar intensivisht që prodhimet serbe të plasohen pa vështirësi në tregun e Kosovës.
Po ashtu Gërxheliu ishte kritikuar ashpër edhe për organizimin e Panairit të Përgjithshëm Ndërkombëtar “Prishtina 2018” ku kishin marrë pjesë rreth 70 kompani serbe dhe i kishin ekspozuar produktet e tyre.
Kjo pjesëmarrje e madhe e tyre i kishte irrituar shumë kompani kosovare, dhe të cilat ishin gati ta anulonun edhe pjesëmarrjen aty.
Për këtë pati pasur edhe një protestë. /Ballkani.info/







