“Zbulohet” arsyeja pse radarët kroatë nuk e detektuan dronin që goditi Zagrebin

Markijan Lubkjivski, këshilltar i ministrit ukrainas të mbrojtjes, tha se fluturakja që u rrëzua në Zagreb nuk është ukrainase.

Ai tha gjithashtu se pritet një deklaratë zyrtare nga Ministria e Punëve të Jashtme të Ukrainës në bashkëpunim me Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë së Ukrainës.

Rënia e dronit në Zagreb zbuloi një problem të madh sigurie të aleancës së NATO-s, sipas medias kroate, Jutarnji.

Sipas të dhënave të mbledhura deri më tani, droni TU 141 ka fluturuar në hapësirën ajrore të dy anëtarëve të NATO-s pa u vënë re dhe pa u alarmuar nga sistemet e sigurisë.

Kroacia ka disa radarë FPS 117 në territorin e saj.

Njëra prej tyre është në Sljeme, dhe tjetra në Papuk.

Megjithatë, bashkëbiseduesit e medias të njohur me këtë temë pohojnë se këta radarë nuk janë në gjendje të lokalizojnë një dron të tillë.