Zbulohet arsyeja pse Ledri Vula dhe Morena Taraku qëndruan bashkë në Dubai

Këngëtari shqiptar, Ledri Vula, sa ka qëndruar për pushime ka punuar për këngën e parë për vitin 2021.

Në profilin e tij zyrtar në Instagram, ai ka publikuar një video teksa shihet duke interpretuar pak nga teksti.

‘Coming soon: DON MO’, ka shkruar Ledri në mbishkrimin e postimit derisa mori komente dhe pëlqime të shumta nga ndjekësit.

Kjo këngë e cila do të publikohet së shpejti, me sa duket është bashkëpunim me Morena Tarakun.

Dhe këtë e vërtetoi këngëtarti shqiptar, Robert Berisha, i cili shpërndau videon e Ledrit në Instagramin e tij duke etiketuar Morenën.

Ndryshe, nuk po mungojnë komentet e shumta në fotografitë e Ledrit nga Morena Taraku.