Zbulohet arsyeja pse Dua Lipa nuk mori pjesë në VMAs

Dua Lipa nuk mori pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të VMAs pavarësisht se ishte nominuar në kategori të rëndësishme.

Duket se prishja e makinës ka qenë arsyeja pse këngëtarja nuk arriti në kohë për eventin e madh.

Daily Mail raporton se makina me të cilën po udhëtonte iu prish goma. Ndaj Dua u detyrua të ndalonte në një rrugë në Los Angeles, California të hënën në pritje të rregullimit të mjetit.

Ylli i popit dukej e shqetësuar ndërsa priste që miqtë e saj të ndryshonin gomën.

loading…