Zbulohet arsyeja e rikthimit pas disa muajsh të Arta Nitajt në Dubai

Arta Nitaj është një prej fytyrave publike më të komentuara.

Me secilin postim që bën, ajo arrin që të tërheqë vëmendje.

Së fundi, ajo ka njoftuar se është rikthyer në Dubai. Ajo ka qëndruar edhe më herët atje, por shkaku i situatës me pandeminë ishte kthyer në Kosovë.

Bazuar në postimet e saj në Instagram, Nitaj ka shkuar atje me shoqërinë e saj.

Në disa nga postimet e saj, Arta Nitaj vërehet duke shijuar jetën e natës. Ajo madje tregon se shoqja e saj e ka pasur ditëlindjen dhe gestën që ka pasuar.

Festa e ditëlindjes së shoqes, mund të ketë qenë arsyeja që e ka rikthyer Artën këto ditë në Dubai.