Zbulohen shkaqet e sherrit mes Lewandowskit dhe Coman
Të enjten në stërvitjen e Bayernit ndodhi diçka që nuk e priste askush pasi mes Robert Lewandowskit dhe Kingsley Coman plasi sherri, madje dy lojtarët përdorën edhe duart ndaj njëri tjetrit.
Lajmi bëri xhiron e botës dhe mediat gjermane gjatë ditës së djeshme kanë zbuluar edhe shkaqet e konfliktit.
Dy yjet e Bayernit nuk janë pezulluar apo gjobitur nga klubi, pasi trajneri Niko Kovac shpjegoi se të dy futbollistët kërkuan falje dhe e kuptuan gabimin.
Megjithatë, sipas Bild sherri nuk ishte impuls momenti, por një mëri e akumuluar për muaj të tërë.
Sipas revistës gjermane, Lewandoëski nuk e duron dot francezin, i cili e tepron me fintet e tij dhe hedh shumë pak krose në zonë për sulmuesit e Bayernit.
Përveç kësaj, Coman akuzohet nga polaku se ia pason shumë rrallë topin.
Pikërisht ky inat i grumbulluar shpërtheu të enjten, ku mjaftoi pak që të niste grushti. Në këtë pikë, duket qartë se në verë njëri prej dy lojtarëve do të duhet të largohet.