fun

Zbulohen peshq që jetojnë edhe pa ujë, autoritetet kërkojnë t’i vrasin

Besojeni ose jo, ky peshk mund të jetojë edhe pa ujë.

Është gjetur në Georgia të Shteteve të Bashkuara, dhe merr oksigjen nga gusha.

Peshq të tillë shihen si rrezik për speciet e tjera, ndaj është kërkuar që t’i vrasin.

“Falë raportimit të shpejtë të kësaj specieje invazive në këtë zonë, ne do të ndërhyjmë menjëherë”, tha Met Tomas, shefi i peshkimit në Xhorxha.

Këta lloj peshqish, të quajtur “Kokëgjarpër”, rriten në Azi dhe në Afrikë, në ujëra të ëmbla. Ndërsa në SHBA po zbulohen për herë të parë.

Nëse lihen të jetojnë në atë zonë, këta peshq do të hanë speciet e tjera autoktone dhe do t’i çojnë drejt zhdukjes.

loading…