Zbulohen konkurrentët e Big Brother VIP Albania

Pak nga pak pritjes po i vjen fundi. Mbrëmjen e nesërme programi i shumëpritur Big Brother VIP Albania nis transmetimin dhe përveç Arbana Osmanit si moderatore, produksioni nuk ka zbuluar asnjë detaj tjetër.

Flasim këtu për konkurrentët apo opinionistët aq shumë të përfolur nē mediat sociale gjatë këtyre javëve të fundit. Arbana ka treguar se mbrëmjen e nesërme do zbulohen konkurrentët zyrtarisht dhe jo më parë por kurioziteti i madh i ka shtyrë mediat të hulumtojnë dhe të arrijnë tek (disa) emrat pjesëmarrës.

Kështu, një ditë para nisjes së reality-show Dosja.al ka zbardhur të tjerë VIP-a pjesëmarrës. Ilir Shaqiri, Elhaid Cufi, Fifi, Ardit Cuni, Monika Lubonja dhe mbesa e ish-Presidentit Bujar Nishani, Beniada janë vetëm disa prej banorëve të shtëpisë që pret të hapë dyert mbrëmjen e 5 tetorit, sipas medias në fjalë.

Ndërkohë, emra të tjerë të përfolur në media janë: Paloma, Sheila Haxhiraj, Semi Jaupaj, Arjola Demiri, Romeo Veshaj, Beatrix Ramosaj, Kastro Zizo, Rudina Demneri, Sabiani.