Prishtinë
Zbulohen emrat e pesë të grabitësve të arrestuar nga Njësitë elite të Policisë
Policia e Kosovës i ka arrestuar dje pesë persona të dyshuar për plaçkitje të ndryshme. Arrestimi i tyre është bërë nga njesia elite NJSI dhe NJSO në fshatin Trudë të Prishtinës.
Indeksonline ka mësuar emrat e pesë të arrestuarve: Azem Haliti (1982), Lulzim Shala (1997), Xhevat Shala (1968), Fitim Cakolli (1990) dhe Flamur Grisholli (1976).
Poashtu, një i dyshuar tjetër është fshehur dhe po kërkohet nga Policia.
Ndaj të dyshuarve pritet që gjatë ditës të sotme tu caktohet masa e paraburgimit prej 30 ditësh.
“Aksioni policor ka qenë i suksesshëm në koordinim me prokurorinë e Shtetit rreth arrestimit të një grupi mjaft të rrezikshëm i cili ka operuar duke grabitur në shumë pjesë të Kosovës. Hetimet për këtë rast do të vazhdojnë me procedurat e mëtutjeshme”. ka thënë prokurori Berisha për Indeksonline.