Zbulohen dokumentet: Hitleri nuk është vrarë, çka ka ndodhur me të

FBI-ja amerikane ka hulumtuar të dhënat sipas të cilave prijësi nazist Adolf Hitler ndoshta nuk ka vdekur më 30 prill të vitit 1945, por supozohet se ka ikur në Argjentinë me nëndetëse.

FBI ka pasur qasje në dokumentet nga të cilat është hequr shenja e fshehtësisë, e të cilat dëshmojnë për atë se Hitleri ka ikur në Amerikën Jugore me një nëndetëse pas përfundimit të Luftës së dytë botërore, pese pasi që, siç thotë historia zyrtare, është vrarë në bunker në Berlin.

Dokumentet mbajën datën e 21 shtatorit 1945, dy javë pasi që Japonia është dorëzuar pasi që ShBA-të kanë hedhur bombat atomike, transmeton “The Mirror”.

Dosjet e FBI-së zbulojnë se për konstatimet se Hitleri ka mbijetuar është bërë hetim, kështu që ndër dokumentet ka shumë letra ndërmjet ish drejtorit John Edgar Hoover dhe vartësve të tij.

Thuhet se FBI informatat të cilat i ka zbuluar ia ka transmetuar shërbimit ushtarak të inteligjencës.

Në dokumente thuhet se lideri nazist ka arritur në Argjentinë me rreth 50 njerëz për të cilët besohet se janë zyrtarë të cilët kanë ikur nga Rajhu i Tretë dhe anëgtarët e familjeve të tyre. Thuhet se ka qenë keq me shëndet dhe se ka vuajtur nga astma dhe të thatët kur ka zbarkuar në Argjentinë.

Emërohen gjashtë zyrtarë argjentinas të cilët thuhet se i kanë ndihmuar Hitlerit për t’u vendosur në rrëzë të Andeve.