Zbulimi i rëndësishëm: Koronavirusi fshihet dhe në lotët e të sëmurëve

Virusi Sars-Cov-2, përgjegjës për pandeminë e Covid-19, është aktiv edhe në lotët dhe sekrecionet okulare të pacientëve.

Kjo ka dalë si rezultat i një kërkimi të rëndësishëm të publikuar nga revista Annals of Internal Medicine dhe realizuar nga kërkuesit e Institutit Kombëtar të Sëmundjeve Infektive Spallanzani në Romë.

Studiuesit morën tamponin okular tri ditë pas shërimit të një pacienti të shtruar në spitalin Spallanzani në fund të janarit e që kishte inflamacion të dyanshëm të membranës së syrit, duke demonstruar që virusi, përveçse në aparatin e frymëmarrjes ishte në gjendje të shumohej edhe në membranën e syrit.

Është një zbulim që sjell implikime të rëndësishme edhe në planin e shëndetit publik, aq sa rezultati u komunikua në OBSH në akord me botuesin revistës që para se të botohej. ‘Ky kërkim tregon që sytë nuk janë vetëm një nga portat e hyrjes së virusit në organizëm, por edhe një burim potencial infektimi’, tha

Concetta Castilletti, përgjegjëse e njësisë operative Virus emergenti në Laboratorin e  Virologjisë në Spallanzani. ‘Lind nevoja e përdorimit të duhur të diapozitivave mbrojtës në situata si ekzaminimi i syve, që mendoheshin se mund të ishin relativisht të sigurt për sa i përket rrezikut të infektimit që paraqet ky virus’.

Kërkimi ka evidentuar edhe që tamponët okularë mund të jenë pozitivë edhe kur kampionët e marrë nga aparati respirator nuk demonstrojnë më gjurmë të virusit.

Kampionët respiratorë të pacientit, tri javës pas shërimit rezultonin negativë, ndërsa kampioni okular ishte pozitiv i dobësuar deri në 27 ditë pas shërimit.

Do të jetë e nevojshme të bëhen studime të tjera për të verifikuar se deri kur virusi vazhdon të jetë potencialisht infektiv në lotë.