Normalizimi
Zbriteni tensionin e gjakut duke shmangur këto ushqime
Presioni i lartë i gjakut ndodh nëse ndiqni një dietë të keqe apo konsumoni disa lloje të ushqimeve.
Por për të normalizuar tensionin ka disa ushqime që nuk duhet t’i konsumoni, shkruan Express.co.uk, përcjell Klan Kosova.
Sheqeri
Konsumimi i sheqerit kthehet në dhjam nëse nuk përdoret i tëri në organizëm e që mund të çojë në mbipeshë apo obezitet.
Të qenit mbipeshë apo obezë bën që të jeni të rrezikuar nga tensioni i lartë i gjakut që lidhet më pas me komplikime në shëndetin e zemrës.
Kripa
Kripa mund të gjendet në shumë produkte sot, përfshirë bukën, biskota të njelmëta, çipsa dhe në ushqimet e gatshme
Ajo edhe mund të jetë e “fshehur” në ushqime në të cilat edhe nuk e prisni fare.
Stimuluesit
Duhet të ndaloni konsumimin e çajit, kafesë, alkoolit dhe pijeve energjike.
Këto pije llogaritën si nxitës të tensionit të lartë të gjakut.
Prandaj ekspertët sugjerojnë që të shmangen këto ushqime në mënyrë që të mos keni probleme tensionin dhe zemrën.