Sot gjatë ditës një plaçkitje e armatosur ka ndodhur në një argjendari në Suharekë.

Prokurorja Ervehe Gashi nga Prokuroria Themelore e Prizrenit, ka thënë se vlera e arit që u vodh sot në argjendarinë në Suharekë është 250 mijë euro.

Pamjet tregojnë dyqanin e zbrazur pas plaçkitjes.

Në grabitjen e armatosur dyshohet të jenë të përfshirë katër persona. Deri më tani nuk ka asnjë arrestim.

https://www.youtube.com/watch?v=gXvPKD9SwPk&t=32s

Nga të shtënat me armë zjarri një polic është plagosur nga plumbi rikoshet dhe një tjetër ka marrë lëndime trupore, por jo nga plumbi.

https://youtube.com/shorts/yXLbaxDrcXI?si=0Ww5VKoBKtvnuVgx
https://youtube.com/shorts/NOZiFuo9gB8?si=nZbZApB319hr77a_