LDK

Zbrapset LDK – tërheqë rezolutën e dialogut nga seanca e Kuvendit

Lidhja Demokratike e Kosovës është zbrapsur nga ideja e saj për rezolutën që e ka iniciuar vetë dhe me mbështetjen e Vetëvendosjes, për çështjen e dialogut Kosovë-Serbi ku parashihej që ti ndalohet presidentit Hashim Thaçi që të bisedoj për korrigjim të kufijve.

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka kërkuar në Kryesinë e Kuvendit që të tërheqë rezolutën nga rendi i ditës në seancën e sotme, konfirmojnë burime të Indeksonline brenda Kryesisë së Kuvendit.

Me këtë veprim të tërheqjes, LDK po jep shenja të zbutjes së qëndrimit të saj dhe po lë të hapur mundësinë për konsensus eventual lidhur me dialogun.