Zbarzën rrugët e Prishtinës (FOTO)

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të mbyllen institucionet arsimore deri më 27 mars si masa mbrojtëse nga koronavirusi.

Koronavirusi zyrtarisht është shpallur epidemi. Shetet që janë prekur më së shumti janë Kina aty ku lindi ky virus, India dhe Italia në Europë. Por, ky virus është shpërndarë edhe në vendet fqinje të Kosovës, madje në Shqipëri një rast është regjistruar i vdekur.

Ministria e Infrastrukturës, ka marrë vendim që të anulohen linjat ajrore për në Itali derisa komunat si Prishtina, Gjakova, Mitrovica, Drenasi janë mbledhur për të diskutuar rreth masave mbrojtëse nga koronavirusi.

Meqenese, shkollat nuk punojnë dhe shumë gra janë liruar përkohësisht nga vendet e punës si masa parandaluese – rrugët e Prishtinë janë parë të zbrazura, qarkullimi është shumë më i vogel krahasim me ditët tjera, transmeton Ballkani.info.

Kjo është rruga që të dërgon tek statuja, “Bill Clinton” dhe në qendër të Prishtinës po që ka pak qarkullim në të. Mbrëmë kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti shkroi një porosi në Facebook, “Qëndroni në shtëpi”. Por, edhe institucionet tjera kanë apeluar që të mos dilet nga shtëpia pa pasur nevojë emergjente.

Paniku i krijuar në mesin e qytetarëve pas vendimeve të Qeverisë për masat parandaluese shpërtheu duke varshuar drejt supermarketet. Ministria e Ekonomisë, Ministria Drejtësisë dhe Oda Ekonomike kanë thënë që tregtia do të vazhdojë natyrshëm dhe nuk ka nevojë që të blehen sasi aq të madhe produkte ushqimore dhe higjenike.

Ky panik qytetarëve mund të shihet edhe në këto fotografi që ju sjellë Ballkani.info ku rrugët që drejtojnë kah qendra e kryeqytetit janë të zbrazura, me shumë pak qarkullim. /Ballkani.info/