Zbardhja e vijave të kuqe!

Sa herë jemi në prag zgjedhjesh në Kosovë qoftë lokale apo qendrore për opinionin publik ngritën disa tema që më shumë janë propaganda se sa që shpërfaqin interesimin për veprim.

Janë dy tema kryesisht që trajtohen në kohë para-fushatash dhe fushatash, e para: vijat e kuqe dhe e dyta; vrasjet e pasluftës.

Vijat e kuqe

Për ta deshifruar konceptin e vijave të kuqe paraprakisht duhet ta deshifrojmë konceptimin e politikës në përgjithësi, sipas Max Weber politika tregon synimin për pjesëmarrje në pushtet ose për ndikim dhe shpërndarje të pushtetit.
Nëse futemi në thellësi të këtij koncepti, lehtësisht do ta kuptojmë edhe qëndrueshmërinë e vijave të kuqe në politik të cilat me kalimin e kohës fillojnë të zbardhen. Pra, të thuash se kemi vija të kuqe bashkëpunimi për qeverisje me një parti është njësoj sikur të thuash e dua pushtetin por kam frikë të udhëheqë.
Kohëve të fundit jemi duke dëgjuar parti që po vendosin vija të kuqe bashkëpunimit me Partinë Demokratike të Kosovës, ashtu siç po dëgjojmë parti që po i heqin vijat e kuqe bashkëpunimi po me të njëjtën parti.

E kaluara na ka dëshmuar se vendosja e vijave të kuqe është farsë dhe kjo ndodhë për shkak se personalitete të caktuara dëshirojnë të fuqizohen brenda subjekteve të tyre duke e kritikuar Partinë Demokratike të Kosovës dhe duke u barrikaduar para saj me vendosjen e vijave të kuqe.
Deri tash nga të gjitha subjektet politike që po vendosin vija të kuqe për PDK-në nuk është dëgjuar asnjë argument konkret përse PDK nuk duhet të jetë në pushtet pos se ata duhet të dalin me çdo kusht në opozitë, prandaj edhe vijat e tyre të kuqe zbardhen pas zgjedhjeve.

Vrasjet e pasluftës

Përveç vijave të kuqe edhe vrasjet e pasluftës bëhen temë para zgjedhjeve , dhe kjo kryesisht ngritët si temë nga Lidhja Demokratike e Kosovës herë pas here mbështetet edhe nga Lëvizja Vetëvendosje.

Më e rëndësishme se tema e vrasjeve politike është momenti dhe qëllimi kur dhe si ngritët si çështje, pra, ngritët në kohë zgjedhjesh dhe bëhet vetëm sa për tu viktimizuar para opinionit në veçanti para elektoratit të tyre, sepse nëse kthehemi në retrospektiv LDK po ashtu ishte në pushtet një kohë të gjatë madje duke e drejtuar qeverinë por asnjëherë nuk e ka marrë asnjë veprim për ti zbardh vrasjet e pas luftës të cilat ajo deklarativishtë i lidhë si vrasje me motive politike, LDK edhe në qeveri heshti, sepse po të vepronte do ta humbiste një kartë të viktimizimit të saj politik para opinionit.

loading…