Zbardhet gjithçka, ky ishte mashkulli që shkaktoi divorcin e çiftit Totti

Në mesin e korrikut të kaluar, Francesco Totti përmes një deklarate zyrtare njoftoi ndarjen nga Ilary Blasi. Pas 20 vitesh bashkë, çifti i dhanë fund martesës mes thashethemeve për tradhti nga ish-futbollisti. 

Por tani historia ka kthyer 180 gradë dhe duket se pabesia do të kishte ardhur nga prezantuesja. Ose të paktën kështu raportohet nga gazeta italiane ‘Corriere della Sera’, e cila madje i ka vënë emrin dhe mbiemin burrit me të cilin Ilary do të kishte qenë i pabesë.

Bëhet fjalë për një të ri të panjohur me emrin Cristiano Iovino. Një trajner ‘fitnesi’ i lindur në Romë, i cili në fakt është i ngarkuar për të mbajtur italianen në formë.

Sipas kësaj gazete, Blasi dhe tekniku i ‘fitnesit’ do të kishin nisur një lidhje rreth një vit e gjysmë më parë. Aty detajohet edhe se gazetarja ka përfituar nga udhëtimet në Milano  për të prezantuar programin ‘Ishulli i të famshëmve’, për të zhvilluar takime me të dashurin e saj larg vëmendjes.

Që atëherë, pasi mësoi për pabesinë e gruas së tij, mendohet se Totti kishte nisur një lidhje me Noemi Bocchi-n.