Zbardhet dëshmia e Fjolla Morinës pas arrestimit, tregon e kujt ishte revolja dhe pse e mbante në çantë

Fjolla Morina ka pranuar se arma e zjarrit pistoletë tip “Zoraki” me 23 fishekë ishte e saja. Ajo tha se armën kishte kohë që e kishte harruar në çantë.

Zbardhet dëshmia e Fjolla Morinës para efektivëve të Policisë. Gazetari i Report Tv Elton Qyno  shkruan se këngëtarja shqiptare ka pranuar se pistoleta (Zoraki) që iu gjet në çantë është e saj. Ajo ka treguar para policëve se kishte kohë që e kishte harruar armën në çantë, pasi këto të fundit i ndërron shpesh.

“Unë i ndërroj shpesh çantat dhe armën e kisha vënë disa kohë më parë, pikërisht në çantë. E kam haruar aty, dhe sot e mora çantën pa ditur që pistoleta ishte ende aty brenda dhe udhëtova drejt Shqipërisë”, është shprehur ajo.

Këngëtarja nga Kosova, Fjolla Morina u arrestuar mesditën e djeshme në pikën kufitare të Morinës, pasi në çantën e dorës iu gjet një armë zjarri tip pistoletë me 23 fishekë. Këngëtarja u kap në vijën e dytë të kontrollit në Morinë, teksa po udhëtonte me një makinë “Audi Q7”. Policia sekuestroi edhe një pistoletë lodër si dhe ka arrestuar edhe dy personat e tjerë , të cilët po udhëtonin me të, përkatësisht F.M., 29 vjeç dhe F.S., 29 vjeç. Pas arrestimit këngëtarja përfundoi në spital, për shkak se nuk po ndihej mirë.

Fjolla Morina është shumë aktive edhe në rrjetet sociale.  Para 4 ditësh ajo na tregoi se i dashuri i saj i dhuroi një makinë luksoze “Audi Q7” (mjeti me të cilën u kap në Morinë).  Nuk dihet ende emri i të dashurit të ri që i dhuroi këngëtares këtë makinë luksoze, pasi kjo e fundit ka qenë shumë e rezervuar për sa i përket jetës së saj personale.  Por, pas arrestimit shumë fansa të saj e kanë kritikuar atë.​