Lajmi i fundit

Zbardhen disa detaje të marrëveshjes së mundshme mes Izraelit dhe Hamasit

Është arritur një marrëveshje për lirimin e pengjeve nga Hamas, e cila pritet për aprovim ndërsa kanë dal në sipërfaqe disa detaje të saj.

Një zyrtar i lartë amerikan dhe një burim i njohur me bisedat në rajon i kanë thënë NBC-së se është arritur një “marrëveshje e përkohshme” për lirimin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi.

Marrëveshja mund të njoftohet sot, por është shumë delikate dhe mund të anulohet në çdo moment, kanë theksuar zyrtarët amerikanë, raporton skynews.

Ajo do të kërkojë aprovimin e qeverisë së Izraelit dhe, siç raportuam më herët, kryeministri Benjamin Netanyahu ka thirrur kabinetin e luftës, transmeton telegrafi.

Sipas burimeve të NBC-së, marrëveshja do të përfshijë:

Një pauzë prej katër deri në pesë ditë të luftës;

Lirimin e 50 pengjeve izraelite, të gjithë do të jenë gra dhe fëmijë;

Lirimin e 150 të burgosurve palestinezë nga Izraeli – sërish gra dhe fëmijë;

Lejimin e hyrjes së 300-400 kamionëve me ndihma humanitare në Gaza.