Zayn Malik tregon anën humane, dhuron shumën e madhe për shërimin e një vajze

Zayn Malik dhuroi 10.000 funta për një vajzë 5-vjeçare të sëmurë nga kanceri.

Zayn Malik ka dhuruar 10,000 për një vajzë që ka nevojë për trajtim të kancerit, shkruan DailyMail.

Ish-anëtari i “One Direction” dhuroi shumën bujare në faqen “GoFoundMe” të Caitlin Robinson nga Burnley, e cila është vetëm pesë vjeçe dhe po vuan nga neuroblastoma me rrezik të lartë.

“GoFoundMe” nuk lejon donatorët të lënë komente, por Zayn renditi emrin e tij të plotë së bashku me donacioin 10.000 funte.

E ëma e Caitlin, Helen, shkruan” Vajza ime Caitlin u diagnostikua me neuroblastoma me rrezik të lartë vitin e kaluar, prill 2019, që atëherë ajo ka bërë trajtim me disa të kimioterapisë dhe terapisë mibg, por asnjë prej tyre nuk ka funksionuar.

“Unë kam nevojë për mbledhjen e parave për ta dërguar vajzën time në Barcelonë, për trajtim, pasi kjo nuk bëhet në Britani, ju lutem më ndihmoni për ta shpëtuar vajzën time”, ka shtuar ajo.

Donacioni i Malik ka shtuar shumën në 150.000 funte, ndërsa nëna e Caitlinit tha se dëshironte ta përqafonte këngëtarin për ta falënderuar, sepse është shumë mirënjohëse ndaj tij.

Kujtojmë se Zayn Malik së fundi është ribashkuar me modelen Gigi Hadid.