Zayn Malik mbron Gigi Hadid: Më deshi kur se meritoja, gruaja më mahnitëse që kam njohur

Zayn Malik mbrojti ish të dashurën e tij Gigi Hadid nga komentet ‘mizore’ në internet.

Ndjekësit e çiftit dhe mediat kanë spekuluar shumë arsyen e ndarjes së tyre.

Ndërsa këngëtari në një postim në Twitter ‘goditi’ të gjithë njerëzit që folën keq për supermodelen.

“Çdo budallai që kërkon të krijojë historinë e vet. Lëreni Gigi Hadid rehat. Ajo është gruaja më mahnitëse që kam njohur ndonjëherë. Gigi s’ka bërë gjë tjetër veçse më ka mbështetur dhe dashur kur unë nuk e meritoja,”-tha ai.

Ndërsa ylli i muzikës shtoi: “Pra nëse keni gjë për të thënë mu drejtoni mua. Nëse nuk dini gjë, mbylleni gojën.”

Zayn dhe Gigi kanë qenë në një lidhje nga viti 2015, por u ndanë disa herë derisa i dhanë fund përfundimisht këtë vit.

Fansat nuk ngurruan të tregonin mbështetjen për këngëtarin.