Zayn Malik konfirmon se më nuk identifikohet si mysliman

Zayn Malik ka konfirmuar se më nuk identifikohet si mysliman sepse ai më nuk “beson në asnjë prej tyre”.

Këngëtari Zayn Malik, 25 vjeçar, më nuk është praktikues i fesë myslimane, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.

Zayn tha se ka ‘besim shpirtëror’ në Zot, por nuk ‘miraton praktikat islame’, ndërsa tha se ishte ‘shumë e lehtë’ për të që ta lëshonte fenë me familjen e tij.

Në intervistën e tij të fundit, këngëtari ka treguar se më nuk identifikohet si mysliman dhe se nuk beson në diçka rreth religjionit.

I pyetur nëse do ta konsideronte veten si mysliman, ai u përgjigj “Jo, unë nuk do ta konsideroj”.

Ai ka shtuar reagimet në mediet sociale nga fansat e tij, të cilët e kanë konsideruar ‘turp’ këtë veprim dhe e kritikuan për ‘tallje’ me fenë.