BBVA

Zarfi i zi, Vëllai i Madh dërgon në nominim këta banorë

Një zarf i zi mbërriti mbrëmë në shtëpinë e famshme të Big Brother VIP Albania 3.

Gjatë “prime”-t u treguan disa nga thyerjet e rregullave si ofendimet, prekjet fizike dhe keqpërdorimi i emrit të “Vëllait të Madh”.

Bardhi lexoi zarfin e zi, në të cilin thuhej se Juli, Egla, Sara dhe Gazi do të shkojnë në nominim me njërin prej tyre që do të lërë shtëpinë mbrëmjen e së martës.

Kujtojmë se, në spektaklin e mbrëmshëm nga shtëpia u largua Albi Nako dhe Arta Kabashi.

Ndërkaq, tre banorë të rinj u futën në shtëpi.