Foto

Zanfina Ismaili reagon e irrituar: A ka polici ky shtet, a ka ligj? Qeveria në gjumë dhe të zënë duke bërë luks

E njohur për disa nga hitet e saj në estradën shqiptare, këngëtarja Zanfina Ismaili ka marrë së fundmi një qëndrim të fortë dhe të prerë ndaj çështjes së maltretimit të kafshëve në Kosovë përmes një serie postimesh në rrjetet sociale.

Interpretuesja e hitit “As i fundit, as i pari”, e cila ka qenë gjithmonë e hapur dhe e sinqertë në qëndrimet e saj, ka shprehur pakënaqësinë dhe zemërimin ndaj atyre që keqtrajtojnë kafshët dhe ka vënë në pyetje përgjegjësinë dhe veprimet e organeve ligjzbatuese.

“A ka polici ky shtet, a ka ligj?” pyeti ajo retorikisht në një postim në rrjetet sociale, pak pasi kishte postuar disa fotografi të personave të ndryshëm në Kosovë që maltretonin qenë dhe mace.

Foto: Zanfina Ismaili/InstaStory

Në një ton të ashpër dhe direkt, Ismaili ka kritikuar qeverinë për atë që ajo e sheh si një mungesë interesimi dhe veprimi, duke sugjeruar se zyrtarët janë më të shqetësuar për luksin e tyre sesa të mbrojnë ata që “s’mund të votojnë”.

Ajo ka shtuar se, edhe nëse nuk ka interes për të bërë të drejtën për arsye morale, të paktën duhet të bëhet një përpjekje për të përmirësuar imazhin e Kosovës në sytë e botës.

Foto: Zanfina Ismaili/InstaStory

Postimet e saj vijnë në një kohë kur shumë aktivistë mjedisorë dhe të drejtave të kafshëve në Kosovë dhe më gjerë po bëjnë thirrje për masa më të ashpra kundër atyre që keqtrajtojnë kafshët.

Ismaili përmend gjithashtu veprimet e shteteve fqinje, ku sipas saj, “të paktën i burgosin këta kriminelë dhe psikopatë lateralë”, duke u bërë thirrje autoriteteve kosovare të ndërmarrin hapa të ngjashëm. /Telegrafi/

Foto: Zanfina Ismaili/Instagram
Foto: Zanfina Ismaili/Instagram