Zaimina Vasjari vjen joshëse në një tjetër pozë nga pushimet

Këngëtarja dhe sipërmarrësja e njohur shqiptare, Zaimina Vasjari, tash e disa ditë ka nisur pushimet.

Ajo po kalon kohë të mirë me familjen e saj, ndërsa herë pas here mban aktiv fansat me imazhe dhe video të ndryshme, siç edhe ka vepruar ditën e sotme.

Artistja, që numëron ndjekës të shumtë në rrjetet sociale, kësaj radhe ka publikuar një fotografi atraktive në Instagram.

https://www.instagram.com/p/CCDqpcGnSoI/?utm_source=ig_embed

E njëjta ka pozuar me rroba banjo të bardha, ndërsa vjen në formë të mrekullueshme duke vënë në fokus fizikun e saj.

Për pozën e tillë, Zaimina u komplimentua mjaft shumë edhe nga miqtë, kolegët dhe fansat e shumtë.

Pavarësisht se është nënë e një vajze, Vasjari përkujdeset në masë të madhe për linjat trupore.

https://www.instagram.com/p/CCBB7CxHshl/?utm_source=ig_embed

Sa i përket projekteve muzikore, Zaimina ka kohë që nuk ka sjell ndonjë këngë të re për admiruesit e muzikës së saj.