Zaimi nga LVV i reagon Mustafës rreth deklaratave për ndryshimin e Kushtetutës

Deklarata e liderit të LDK-së Isa Mustafa rreth ndryshimit të kushtetutës ka ngjallur edhe reagimin e Arbër Zaimit nga LVV.

Zaimi përmes një statusi në Facebook ka thënë se do të ishte mirë që ta gjenin vullnetin e të bashkonin votat për ta ndryshuar kushtetutën në ato pjesë ku ajo kufizon sovranitetin dhe vullnetin e popullit, apo te pjesët që i japin një superminoriteti të drejtën e vetos duke mbajtur peng shumë procese.

Por, sipas tij këta të fundit i bashkojnë votat vetën për pushtet dhe parat e tyre.