Zafir Berisha thotë se anëtarët e NISMA’s që aderuan në PDK s’i ka para me vite

Kreu i Nismës Social Demokrate në Prizren, Zafir Berisha i ka reaguar kreut të PDK-së, Kadri Veselit që sot prezantoi si aderime disa persona të kësaj komune, raporton Gazeta Express.

Në një shkrim në Facebook, Berisha po thotë se Veseli i ka marrë disa kuadra me të cilët po pretendon që të luftojë hajninë, duke thënë se të njejtit kanë kaluar në PDK nga partitë AAK dhe NISMA, por, që sipas Berishës të njejtit ka vite që nuk i ka parë në zyret e partisë.

Ai i ka akuzuar ata edhe që kanë thyer zyret e partisë në Prizren.

loading…