Zafir Berisha: Të hipnotizuarit e Albin Kurtit vazhdojnë t’i shërbejnë agjendave serbo-ruse

Zv.ministri në detyrë i Brendshë, Zafir Berisha, njëherit zyrtar i NISMA-s vazhdon të drejtojë kritika ndaj kreut të Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Berisha përmes një postimi në Facebook thotë se të hipnotizuarit e Albinit dhe VV, pa vetëdije vazhdojnë t’i shërbejnë agjendave serbo-ruse në raport me zhvillimet politike në Kosovë dhe për Kosovën, shkruan Reporteri.net.

Postimi i tij pa ndërhyrje:

Hipnotizimi i një pjese të shoqëris nga Albini dhe sekti i tij politik, ka bërë që sot në Kosovë të kemi një përplasje të vullneteve dhe interesave në shpërputhje me situatën në të cilëm gjendemi si shoqëri!

“Hipnotizimi është një gjendje e ndërgjegjes njerëzore që ndryshon nga gjendja e zakonshme mendore. Llogaritet si trans mendor, që shënon një nivel tjetër të vetëdijes”.

Ofendimet, shpifje dhe linqimet e stilit “gebelsian”, si dhe gjuha përçarse e linquese që po përdoret nga të hipnotizuarit e Albinit në drejtim të atyre që nuk mendojn si ata, nuk është e rastësishme, kjo i ngjan Gjermanis së viteve 30 të shekullit të kaluar…!

Të vebuar për pushtet, të hipnotizuarit e Albinit dhe LVV, pa vetëdije vazhojn ti shërbejn agjendeva serbo-ruse në raport me zhvillimet politike në Kosovë dhe për Kosovën, duke rrecituar vjersha të mësuar përmendsh nëpër konferenca shtypi me të cilat tentohet që të “bindin” qytetarin se uji rrjedhë përpjetë e jo teposhtë!