Zafir Berisha

Zafir Berisha, Kurtit: Historia ka shkruar edhe për Esat Pash Toptanin e Rrahman Morinën

Zyrtari i Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha, është shprehur i shqetësuarës se kryeministri Albin Kurti mund t`i bëj gabimet që disa udhëheqës të shqiptarëve i kanë bërë gjatë historisë.

Ai ka bërë me dije se ato gabime do t`i kushtonin shumë Kosovës.

Në profilin e tij në “Facebook”, Berisha ka shkruar se Kurti nuk duhet të harrojë se historia, përveç Skënderbeut e Adem Jasharit, ka shkruar edhe për Esat Pash Toptanin e Rrahman Morinën.

“I zën peng nga gabimet dhe qasja jo e duhur në momentet e caktuara historike nëpër të cilën kemi kaluar si shoqëri, Albini ka shumë rrezik që ato gabime t’i përsërit, dëmi i të cilave do të jetën shumë më i madh për shkakë të pozitës që ka. Luftërat dhe konfliktet e armatosura në Ballkan duhet t’i mbesin të kaluarës hitorike, përndryshe çdo skenarë që nënat tona përsëri ti vajtojn djemtë e tyre, për shkakë se dikush ka mbetur në bishtë të historis, është përsëritje e gabimit në rastin konkret. Nëse Albini mendon se kemi ende për të humbur nga ajo që kemi humbur ndër shekuj, le të vazhdoj!!! Por ai (Albini), nuk duhet të harroj se historia përveç Skënderbeut e Adem Jasharit ka shkruar edhe për Esat Pash Toptanin e Rrahman Morinën…”, ka shkruar Berisha.