Zafir Berisha: Koalicioni NISMA-AKR do t’i marrë 15% të votave

Ish-deputeti i NISMA-s, Zafir Berisha ka dhënë parashikimet e tij për rezultatet e pritshme të koalicionit të drejtuar nga NISMA Socialdemokrate.

Berisha në RTV Dukagjini ka thënë se NISMA e ka të sigurt fitoren në dy komuna, por qëndron mirë edhe në komuna tjera.

Ai ka thënë se në Malishevë e Prizren koalicioni i NISMA-s del i pari.

Ish-deputeti i NISMA-s ka dhënë parashikimet e tij edhe për rezultatet që secili subjekt mund t’i fitojë në zgjedhjet e 6 tetorit.

Sipas tij, koalicioni NISMA-AKR-PD do t’i marrë 15% të votave.

“NISMA e vetme ka pasur 10%. Besoj se edhe baci Behgjet ka një elektorat”, ka thënë Berisha.

Berisha ka thënë se PDK, LDK dhe LVV do të fitojnë secila nga 22% të votave në zgjedhjet parlamentare, ndërsa sipas tij koalicioni AAK-PSD do të marrë 18%.

loading…