Zafir Berisha

Zafir Berisha e quan rrugaq Besnik Bislimin

Zyrtari i lartë i Nismës, Zafir Berisha, ka komentuar intervistën e zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, për gazetën serbe “Danas”.

Në këtë intervistë Bislimi e ka pranuar se mungesa e njohës formale në Marrëveshjen e Ohrit ka qenë një lëshim.

Kjo e ka nervozuar Berishën, i cili ka thënë se Bislimi është një rrugaq i Qeverisë.

“Rrugaqi i qeverisë, Besnik Bislimi për Marrëveshjen Bazike me Serbinë paska thën: E kuptojmë që njohja formale s’është aty, ky është lëshim i madh i Kosovës! E kush e paska bë këtë lëshim të madhë në dëm të Kosovës, a bën me tregu ky ose ndonjëri nga trushpërlarët e tyre, që ju shkojn mbrapa këtyre, si delet pas bariut? Dëmin që po ja bëjn Kosovës regjimi aktual, e që po e pranojn edhe vetë, do ta vuajn shumë gjenerata, po jo edhe “gërnaqat” e Valon Sylës që hanë… çdo ditë!”, ka shkruar Berisha.