Zafir Berisha i Nismës, ka reaguar pas fjalimit të Albin Kurtit për zbatimin e marrëveshjes së Uashingtonit. Sipas Berishës, është shqetesuese në duart e kujt ka rënë vendi.
“Fjalimi prej një hipokriti që mbajti Albini në Kuvendin e Kosovës lidhur me marrëveshjen e 4 shtatorit 2020 në Uashington, është edhe një tregues se ky tipi nuk e ka iden se çka thotë dhe në cilën situat politike, ekonomike dhe të sigurisë gjendet vendi ynë”, ka shkruar ish-deputeti Berisha.
“Mrojtja pastaj e budallakive që tha ai nga Haki i “abazajve” dhe dezertimin nga seanca, forcon edhe më shumë bindjen se Kosova e ka humbur rrugën në oborrë me këta qeveritar të pandërgjegjshëm!”, përfundon postimi i Zafir Berishës në rrjetin social Facebook.







