Kryeministri Zoran Zaev sot deklaroi se nuk ka ndër mend që të kandidohet për kryetar të Republikës së Maqedonisë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale.
Duke iu përgjigjur pyetjes në margjinat e forumit rajonal Konventa e Stambollit, Zaevi tha se nuk do të pranonte që të kandidohet si president dhe mendon se duhet që të çojë deri në fund mandatin si kryeministër, të cilin ia dhanë qytetarët.
Kryeministri maqedonas shprehu bindjen se ka shumë kandidatë më të mirë se ai për president.
“Përgjegjësia para qytetarëve dhe qëndrimeve të mia është se duhet ta çoj deri në fund mandatin, t’i jepet mundësi ekonomisë, t’u jepet mundësi reformave, të gjithë këtij procesi, përfundimisht Maqedonia e meriton një mandat të plotë”, tha Zaevi.







