Zoran Zaev

Zaev: Propozimi portugez përmbush pritshmëritë e të dyja palëve

Kryeministri Zoran Zaev beson se propozimi i presidencës portugeze është bazë e mirë për të ardhur deri te zgjidhja e kontestit me Bullgarinë. Ai ka thënë se presidenca dhe ministri i jashtëm i Portugalisë, Augusto Santos Silva, kanë ofruar një propozim ku përfshihen pritshmëritë e të dyja palëve.

Zoran Zaev

“Kemi diskutuar seriozisht dhe do të vazhdojmë edhe në të ardhmen. Presidenca portugeze është kujdesur që të përfshijë interesat e të dyja palëve. Është përfshirë edhe pala bullgare dhe sipas rezulutave të tyre mund të vazhdojnë negociatat, pasi presim që sa më parë Bullgaria ta pranojë identitetin dhe gjuhën maqedonase. Çdo herë kam thënë se ka vullnet të mirë për të ardhur deri tek zgjidhja nga të dyja palët”

Kryeministri Zaev ka shkuar me këtë rast se identiteti dhe gjuha maqedonase janë të mbrojtura. Ai ka komentuar edhe vizitën e përbashkët të presidentit Pendarovski dhe Radev në Vatikan, duke thënë se shpreson në frymën e tyre evropiane.

Zoran Zaev

“Besoj se edhe fryma evropiane e presidentëve Radev dhe Pendarovski do të jetë nxitje që të bëjmë hap para që të vazhdojmë më tutje dhe gjithsesi përgjatë hartës udhëtuese të arrijmë të përshpejtojmë dhe efektojmë në atë që përfaqëson zbatim të Marrëveshjes për Miqësisë, Fqinjësi të Mirë dhe Bashkëpunim ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë”

Kreu i Qeverisë ka përkujtuar se Maqedonia e Veriut, për më shumë se 16 vite është kandidat për anëtarësim, ndërsa që nga viti 2001 ka nënshkruar Marrëveshja për Stabilizim dhe Asocim, duke krahasuar se kjo e fundit ka ndodhur menjëherë pasi e kishte nënshkruar Sllovenia./Shenja/