Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev ka deklaruar se Maqedonia nuk përzihet në raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Zaec ka deklaruar se Maqedonia nuk ka marrë pjesë në asnjë nga takimet që lidhen me këtë çështje.

Siç njoftuar qeveria maqedonase, ai gazetarëve në Zagreb iu ka thënë se Maqedonia mbetet e përkushtuar për raporte të mira më të gjithë fqinjtë, transmeton Ballkani.info.

“Serbia dhe Kosova janë fqinjtë tanë, dhe vendi ynë është i përkushtuar për marrëdhenie të mira ndërfqinjësore”, ka thënë kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev në Zagreb, ku po merr pjesë në Samitin e Iniciativës të Evropës Qendrore. /Ballkani.info/