iPhone i ri i Apple është prezantuar, por tashmë njerëzit po hasin probleme me pajisjen e shtrenjtë.

Një video e re nga YouTuberi JerryRigEverything tregon iPhone 16 Pro Max, më i shtrenjti nga katër modelet e reja, duke dështuar në testin e frikshëm të gërvishtjes.

Pamjet e dhimbshme zbulojnë butonin e ri të kapjes së kamerës së pajisjes që gërvishtet lehtësisht, pavarësisht se është i veshur me kristal safiri – një material i fortë dhe rezistent ndaj gërvishtjeve.

JerryRigEverything, emri i vërtetë i të cilit është Zack Nelson, është i njohur për kryerjen e një sërë testesh qëndrueshmërie në telefonat e rinj, duke përfshirë gërvishtjen dhe zjarrin, shkruan MailOnline, përcjell Telegrafi.