YouTube iu mundëson shfrytëzuesve, më shumë kontroll mbi materialet që i shikojnë

Në mënyrë që të ndalojë përmbajtjen e dëmshme, në algoritmit që rekomandon video të ndryshme, YouTube ka bërë disa ndryshime shumë të mira.

Me anë të këtyre formave, shikuesit do të kenë më shumë kontroll mbi materialet që i shikojnë dhe mund t’i ndalin rekomandimet në tërësi.

“Nuk dua të më rekomandoni ndonjë kanal” është një prej opsioneve, derisa nëse kërkohet opsioni “nuk jam i interesuar” rekomandimet për atë kategori më nuk do të vazhdojnë.

Varësisht nga dëshira, përdoruesit e YouTube do të vazhdojnë të përcjellin muzikë apo materiale se si punohet vet gjera të ndryshme. Por, do të ketë ndryshime, në mundësinë e ‘Up Next’, apo videos që fillon menjëherë pasi të ketë përfunduar ajo që është përzgjedhur ka shikuesi.

Sistemi i ri, do të specifikojë, pikërisht atë që dëshiron të shikojë përdoruesi dhe jo të lëshohen pamje të ndryshme që nuk janë në interes të tij edhe pse mund të jenë të mira.