“YouTube” fajësohet për rritjen e numrit të atyre që besojnë se toka është e sheshtë

Kur YouTube tha më parë, se do të fillonte “reduktimin e materiale rekomanduese që mund të keqinformojë përdoruesit në mënyra të dëmshme”, shumë e vlerësuan vendimin.

Një ish-inxhinier e quajti atë një “fitore historike” në Twitter dhe duartrokiti kompaninë për veprimin e ndërmarrë, ndoshta me një shpenzim të madh për modelin e saj të biznesit.

Ndër llojet e videove që YouTube tha se do të zvogëlonte rekomandimin ishte përmbajtja e videos sipas të cilës, Toka është e sheshtë, në kundërshtim me atë që pretendon shkenca.

Por, ndjekësit e kësaj teorive duket se janë të shumtë, edhe përpara se Youtube ta nxirrte në video. Për pasojë, “dëmi” ka kohë që është bërë.

Studiuesit e Universitetit Teknik të Teksasit besojnë se kanë izoluar videot e YouTube për përhapjen e teorive të tokës së sheshtë, raporton The Guardian.

Ideja e tokës së sheshtë mbështetet nga konspiracionistët, të cilët thonë se toka nuk është e rrumbullakët, shkenca nuk është e vërtetë, apo vaksinat janë të dëmshme.

Normalizimi i ideve të tilla është i rrezikshëm, thonë atë që janë në anën tjetër të kësaj ideje.

Në Denver të Kolorados u zhvillua vitin e shkuar Konferenca e dytë vjetore për “Tokën e Sheshtë”. Megjithatë, folësi kryesor në atë ngjarjes tha se nuk beson se toka është e sheshtë.

Intervistat me 30 pjesëmarrës në këtë konferencë treguan së të gjithë ishin bindur nga youtube se Toka nuk është një planet i rrumbullaket që rrotullohet në hapësirë, por një disk i sheshtë, i cili bën pak a shume të njëjtën gjë.

Nga këta 30 personat që rrëzojnë 2500 vjet shkencë, vetëm njeri tha se e kishte dëgjuar teorinë, dhe ajo vete e kishte pare po në Youtube. Shumica e tyre thanë se nuk e kishin konsideruar Tokën të sheshtë dy vjet më parë, por ndryshuan mendim pas shikimit të videove që promovonin teoritë e konspiracionit në YouTube.

Intervistat zbuluan se shumica e tyre kishin shikuar videot rreth komploteve të tjera, me alternativa si sulmet e 11 shtatorit, apo nëse NASA ka shkuar me të vërtetë në Hënë

Një nga videot më të njohura të Tokës së Sheshtë, “200 prova që Toka nuk është një top i rrumbullakët” duket se është efektive, sepse ai ofron argumente.