Ymeri: Shqetësues reagimi nga të gjithë faktorët ndërkombëtarë

Analisti Visar Ymeri në emisionin “Debat Plus” ka thënë se është shqetësuas reagimi i faktorëve ndërkombëtarë mbi zhvillimet e fundit në veri të vendit.

“Për mua shqetësimi më i madh është reagimi që e kam pare nga të gjithë faktorët ndërkombëtarë, pra që e kanë mbӕshtetë dhe vazhdojn֝ mӕ e mbështetë procesin e dialogut dhe Kosovën”, ka thënë Ymeri.

Ymeri tutje ka thënë se pas këtyre reagimeve e kanë ndërruar qasjen karshi Kosovës.

Reagimi i fundit nga ndërkombëtarët deri më tani është ai nga QUINT-i.

Franca, Italia, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë bërë thirrje autoriteteve të Kosovës të “zmbrapsen menjëherë” nga veprimet në veri të vendit.

“Ne dënojmë vendimin e Kosovës që të detyrojnë hyrjen në objektet komunale në veri të Kosovës, pavarësisht thirrjes sonë për përmbajtje. U bëjmë thirrje autoriteteve të Kosovës që të zmbrapsen menjëherë dhe të depërshkallëzojnë e të koordinohen ngushtë me EULEX-in dhe KFOR-in”, thuhet në reagimin e QUINT-it.