Nënkryetari i Partisë Socialdemokrate, Visar Ymeri në seancën plenare që po mbahet tani propozoi që paga minimale në vend të ngritët urgjentisht në 250 euro.
Sipas tij, që nga viti 2011 nuk ka ndryshuar paga minimale në vend. Është viti 2011 kur është vendosur që paga minimale të jetë 170 euro për të punësuarit mbi moshën 35 vjeçare dhe 130 për ata nën moshën 35 vjeçare.
“Punëtori në Kosovë nuk është vetëm i varfër, ai është edhe i harruar nga shoqëria. Prej vitit 2011 janë rritur 3 herë pagat në sektorin publik ndërsa paga minimale nuk është rritur”, tha ai.
Ymeri tha më tej se qeveria në vazhdimësi i ka injoruar kërkesat e sindikatave dhe e kanë sobotuar dialogun social.
“Kërkesa për ta diskutuar pagën minimale dhe gjendjen e punëtorëve në përgjithësi është shtruar me 4 shkurt të këtij viti. Kanë kaluar 72 ditë prej se është dorëzuar kërkesa. Duket që për institucionet tona kjo mund edhe të mos jetë e gutshme”,







