Ymeri nxjerr statistikat: Gratë më të etura për dije dhe më punëtore në studimet universitare se sa burrat
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Visar Ymeri, është përfshirë në debatin që po zhvillohet në rrjetet sociale, pas deklaratës së hoxhës Shefqet Krasniqi, i cili tha mbrëmë se gratë e kanë vendin në kuzhinë e burrat në oda.
Ai ka publikuar statistikat sesa gra dhe burra kanë kryer studimet bachelor, master dhe doktoratë.
Teksa shton se “gratë po dalin më të etura për dije dhe më punëtore në studimet universitare se sa burrat. Ai që mendon se gratë janë vetëm për shpi dhe punët e shpisë, më shumë se sa çkado tjetër shpërfaqë paditurinë dhe prapambeturinë e vet”.
Postimi i tij i plotë:
Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, gjatë vitit akademik 2019/2020, në universitetet publike të Kosovës në nivelin bachelor janë regjistruar:
• 4459 gra
• 2928 burra
ndërsa në vitin akademik 2018/2019 kanë diplomuar:
• 4790 gra
• 2560 burra
Njëkohësisht në vitin akademik 2019/2020, po në universitetet publike, në nivelin Master janë regjistruar:
• 1355 gra
• 762 burra
ndërsa, në vitin 2018/2019 kanë diplomuar:
• 1240 gra
• 1038 burra
Numri i kandidatëve të pranuar në studimet e doktoraturës në Universitetin e Prishtinës në vitin akademik 2019/2020 është:
• 53 gra
• 25 burra
Gratë po dalin më të etura për dije dhe më punëtore në studimet universitare se sa burrat. Ai që mendon se gratë janë vetëm për shpi dhe punët e shpisë, më shumë se sa çkado tjetër shpërfaqë paditurinë dhe prapambeturinë e vet.