Ymeri i përgjigjet Selmanajt: LDK ‘ka fërkuar duart’ kur është krijuar Gjykata Speciale

Përfaqësuesit e subjekteve politike po debatojnë se cili nga subjektet politike duhet t’i fitojë zgjedhjet parlamentare, që do të zhvillohen me 6 tetor.

Nënkryetari i PSD-së, Visar Ymeri, në RTV Dukagjini, ka thënë se Ramush Haradinaj dhënë dorëheqje për të mos shkuar në Hagë si kryeministër i Kosovës.

“Unë e di që LDK ka fërkuar duart edhe kur është krijuar Gjykata Speciale dhe vazhdon ta bëj edhe tash një gjë të tillë. PDK dhe Vetëvendosje nuk duhet ta kishin këtë mendim [për dorëheqjen e Haradinajt] “.

Ymeri ka thënë se Haradinaj nuk dezertoi nga detyra kur dha dorëheqje por sipas tij ai bëri të kundërtën “tregoi se Kosova është më e rëndësishme për të se vetja”.

Ai ka thënë se Haradinaj ka mundur të qëndrojë në pozitë pasi thotë se partitë opozitare nuk kanë mundur ta rrëzojnë qeverinë e tij.

Nënkryetari i PSD-së thotë se Haradinaj me dorëheqje ka vendosur një standard të ri që sipas tij “duhet ta ndjekin të gjitha partitë”.

loading…