depuetet

Ymeri dhe Deliu-Kodra përplasen me Berishën (Video)

Gjatë raportimit të ish kryeshefit të ART-së Anton Berisha ka pasur përplasje në mes tij dhe deputetëve Visar Ymeri dhe Blerta Deliu-Kodra.

Ndërkohë që deputetja Deliu-Kodra ka bërë pyetje për Berishën rreth dhënies së licencave në kohën sa Berisha ishte kryetar i ART-së ka pasur një debat në mes këtyre treve. “Është një kohë e gjatë dhe natyrisht unë jam e vetëdijshme se ndoshta nuk i keni dokumentet dhe nuk i keni të gjitha informatat për shkak të korrektësisë lidhur me kohën kur ju keni shërbyer si udhëheqës i ART-së, pra fjala është për operatorin e dytë të cilin pyeti edhe(deputeti Ymeri).

A bënë një ndërhyrje, a është kjo temë në të drejtën e juaj me dal jashtë temës për çka jam ftuar.

Nuk është jashtë temës, ne jemi duke hetuar gjendjen në Telekom në përgjithësi dhe është e ndërlidhur me atë. Jo nuk mund të jetë, nëse unë kam ftesën për Z-mobile dhe Telekom, ju nuk mund të më pyetni për asnjë temë që ka të bëjë me raportet që unë i kam dorëzuar… Unë nuk mundem 50 vjet sa strukturë e re parlamentare të vjen me ia përsëritë ngjarjen që ka ndodhur para dhjetë vjetëve. Ne nuk e kemi vetëm Z-mobile duke hetuar, ne jemi duke hetuar gjendjen në Telekom.

Nuk mund të hetoni gjendjen të cilën është hetuar. Prania e IPKO-s në treg po ashtu ka ndikuar gjendjen në Telekom”.

loading…