Ymeri: Byroja e Veselit merr kuptim vetëm kur “politbyroja Pronto” del në opozitë

Për Visar Ymerin e PSD-së, Byroja Kundër Korrupsionit e propozuar nga kreu i PDK-së Kadri Veseli mund të marrë kuptim, siç ka thënë ai, vetëm kur politbyroja Pronto përfundon në opozitë.

“Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për Kryeministër, Kadri Veseli, po vazhdon ta mashtrojë opinionin. Luftë ndaj korrupsionit? Byro kundër korrupsionit? Kush? Njëri nga kryeprotagonistët e aferës “Pronto”. Njëri nga drejtuesit e partisë që e ka ushtruar pushtetin përgjatë më shumë se dhjetë vite, qeverisje gjatë së cilës kanë ndodhur deformimet e degradime shumë të mëdha ekonomike, sociale, e politike”, ka thënë Ymeri, në një postim në profilin e tij në Facebook.

“Byroja kundër korrupsionit mund të ketë kuptim vetëm kur Politbyroja ‘Pronto’ do të japë përgjegjësi politike e juridike”, ka thënë tutje Ymeri, teksa ka shtuar se për këtë “duhet ta kemi një gjyqësor profesional dhe të pavarur nga pushteti politik”.

“Kjo nuk bëhet pa dalur në opozitë Politbyroja “Pronto” që e ka (ende) vendimmarrjen kryesore në PDK. Kjo mund të bëhet vetëm nga ata që kanë 100% vendosmëri, dije dhe guxim”, ka thënë Ymeri.

loading…