Ymeri: Albin Kurtin mund ta rrëzojë vetëm populli

Analisti Visar Ymeri, ka thënë se jo Albin Kurtin, por secilin kryeministër të Kosovës, i rrëzon populli dhe i vendosë aty populli, vota, shumica e votës.

Sipas tij, ky është sistemi, përveç nëse bëhet me puq.

“Nëse dikush dëshiron ta rrëzojë Kurtin nga pushteti, a do ta bëjë me votë qytetare apo me puq, sepse këto janë dy mënyrat kur do ta rrëzosh dikë”, ka theksuar Ymeri.

Siç thotë Ymeri, e para është që kjo ideja e krijimit të vërtetave konspiracioniste në politikë, përkundër faktit që jetesës në një sistem demokratik, me një qasje dhe diversitet të madh të informimit, ende vazhdohet të mendohet se marrëveshjet politike ndodhin me dyer të mbyllura.