Kandidati i LDK-së, për Kuvend Komunal të Lipjanit, Ymer Ratkoceri, ka thënë se qytetarët po i përgjigjen ftesës së LDK-së për të qeverisur edhe në katër vitet e ardhshme.

Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, bashkë me kandidatët për Kuvend Komunal, kanë vizituar fshatrat Llugaxhi, Rubovc dhe Kojska, ku kanë marrë mbështetjen e banorëve.

Ky është postimi i plotë i Ratkocerit në Facebook:

𝙁𝙖𝙡𝙚𝙢𝙞𝙣𝙙𝙚𝙧𝙞𝙩 𝙛𝙨𝙝𝙖𝙩𝙧𝙖𝙫𝙚 𝙇𝙡𝙪𝙜𝙖𝙭𝙝𝙞, 𝙍𝙪𝙗𝙤𝙫𝙘𝙞 𝙙𝙝𝙚 𝙆𝙤𝙟𝙨𝙠𝙖 𝙦𝙚̈ 𝙗𝙚𝙨𝙤𝙣𝙞 𝙣𝙚̈ 𝙇𝘿𝙆 Këto ditë kemi parë që shumë qytetarë i janë përgjigjur ftesës së LDK-së dhe vendosmërisë së kryetarit Imri Ahmeti për ta qeverisur Lipjanin ndershëm edhe për katër vitet e ardhshme.

Kjo qasje e qytetarëve ka ndodhur sepse kemi krijuar standard të ri në qeverisjen komunale. Andaj, ajo që po bëjmë çdo ditë si LDK, po promovojmë vlera në punë, ndershmëri në qeverisje duke ua ofruar qytetarëve njerëzit më të mirë për ta drejtuar Lipjanin. Lipjani i beson LDK-së, sepse LDK-ja e ka dëshmuar gjithmonë se është parti e qytetarëve.

#LDK 160☑️ #YmerRatkoceri 15☑️ #ImriAhmeti+4