Yllka Kuqi paralajmëron këngën e re, punon me këtë producent të njohur

Një këngë e re po vjen edhe nga Yllka Kuqi.

Këngëtarja nga Gjakova, Yllka Kuqi ka publikuar një fotografi në Instagram me producentin Bini Nebihi, e cila tregon se po përgatit projektin e ri.

“Kënga e re”, ka shkruar ajo.

Yllka po vazhdon të jetë aktive dhe e angazhuar në projekte të reja, pa lënë anash edhe koncertet në vende të ndryshme.

E fundit këngë e lansuar me videoklip nga ajo është “Athu”, ndërsa tani presim të shohim se çfarë do na sjell këngëtarja shqiptare.