Yllka Kuqi në pritje të fëmijës së parë

Këngëtarja e njohur nga Gjakova, Yllka Kuqi, është shtatzënë.

Burime pranë çiftit, kanë zbuluar se ajo dhe bashkëshorti i saj, muzikanti Astrit Pallaska, janë tashmë në pritje të fëmijës së tyre të parë.

“Po, Yllka dhe Astriti po presin një fëmijë”, ka thënë shkurt një burim i Telegrafit.

Kjo mund të vërehet lehtë edhe nga imazhet e fundit që këngëtarja publikon në rrjetet sociale, ku shihet e veshur me rroba më të gjera se zakonisht.

Yllka është e martuar që nga viti 2011 me muzikantin, Astrit Pallaska, i cili ka qenë edhe drejtor i shkollës së muzikës “Prenk Jakova”, në Gjakovë.

Dyshja përndryshe janë njohur shumë vite më parë me njëri-tjetrin, teksa përveç dashurisë ata i bashkon edhe muzika, pasi Astriti njihet edhe si autor i një prej këngëve më të famshme të saj, me titull “Dhe të dua ty”.

loading…