Këngëtarja nga Gjakova, Yllka Kuqi, është duke punuar në këngën e re dhe jo vetëm.

Si shumë nga artistët e tjera, edhe Yllka po vjen me bashkëpunim ndërkombëtar, ndërsa ka bashkuar forcat me artistin e njohur turko-gjerman, Baby Brown.

Dyshja kanë nisur edhe xhirimet e klipit, ku bukuroshja jonë vjen mjaft atraktive në njërën prej pjesëve.

Yllka, e cila shquhet për projektet e saj, edhe këtë herë pritet të sjellë diçka të bukur për fansat e saj.

Ndërkohë, vlen të ceket se ky është projekti i parë i këngëtares Kuqi për këtë vit.

E njëjta po vazhdon të jetë tejet e angazhuar në mbrëmje dhe koncerte të ndryshme muzikore.

loading…